Rritet rreziku i obezitetit në Shqipëri: 1 në 4 fëmijë shkojnë në shkollë pa konsumuar mëngjesin!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.12.2025, 19:36

Një në katër fëmijë shqiptarë shkon në shkollë pa ngrënë mëngjes, duke anashkaluar vaktin më të rëndësishëm të ditës. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreth 25% e nxënësve nuk konsumojnë mëngjes, një zakon që rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit.

Sipas raportit që mat sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në moshë shkollore në të gjithë Europën, Shqipëria renditet ndër vendet e para për konsum të rregullt të frutave dhe perimeve nga të vegjlit. Megjithatë, mungesa e mëngjesit mbetet një problem shqetësues, pasi ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm dhe kontrollin e peshës trupore.

Specialistët e shëndetit theksojnë se zakonet e shëndetshme ushqimore, kombinuar me aktivitet fizik të rregullt dhe kufizimin e kohës përpara ekraneve, janë faktorë kyç për parandalimin e mbipeshës. Obeziteti tek fëmijët po shndërrohet në një sfidë globale.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 1 në 10 fëmijë të moshës 5–19 vjeç jeton me obezitet, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve serioze shëndetësore si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

Ekspertët apelojnë që prindërit të sigurojnë një mëngjes të balancuar çdo ditë, pasi ai ndihmon jo vetëm në mbajtjen e peshës së shëndetshme, por edhe në përqendrim, energji dhe performancë më të mirë në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit