Shqipëria kryeson listën e vdekjeve të Ballkanit: Rrugët që vrasin çdo ditë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.12.2025, 18:56

Pavarësisht deklaratave optimiste dhe fushatave për “siguri rrugore”, Shqipëria mbetet vendi më i rrezikshëm në rajon për fatalitetet nga aksidentet. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e rendit vendin tonë në krye të listës së Ballkanit për humbjet e jetëve në rrugë.

Shqipëria regjistron 10.8 viktima për çdo 100 mijë banorë, duke lënë pas të gjitha shtetet fqinje. Mali i Zi renditet i dyti, me afro 2 viktima më pak, ndërsa Maqedonia e Veriut shënon vetëm 5.7 fatalitete, gati gjysmën e shifrës shqiptare. Edhe vendet me trafik më të ngarkuar si Greqia (7.3) dhe Italia (5) qëndrojnë më mirë.

Ndërkohë që statistikat janë alarmante, vendi nuk ka një strategji të qëndrueshme dhe efektive për zvogëlimin e aksidenteve. Kontrollet e përkohshme dhe fushatat formale nuk po ndikojnë në terren, ndërsa në shumë segmente problematike mungon sinjalistika, ndriçimi dhe mirëmbajtja bazë.

Ekspertët theksojnë se, krahas shkeljeve të rënda të drejtuesve të mjeteve, rol të madh në rritjen e fataliteteve luajnë infrastruktura e dëmtuar, korsitë e pasigurta dhe mungesa e standardeve. Me rrugë që përgjakën thuajse çdo ditë, siguria rrugore në Shqipëri po shndërrohet në një dështim të hapur shtetëror dhe një rrezik të përditshëm për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit