260 milionë euro rrugë, shembet sërish Qukës–Qafë Plloçë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.12.2025, 18:46

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga investimet më të mëdha të dekadës me kosto marramendëse prej 260 milionë euro, vazhdon të shfaqë probleme të rënda vetëm pak muaj pas inaugurimit. Ndërsa ende nuk është zgjidhur drama e shembjes masive pranë tunelit, dëmtime të tjera serioze janë shfaqur në segmentin që lidhet me Pogradecin.

Në fshatin Gështenjas, trotuari i të gjithë pjesës anësore ka rrëshqitur dhe është shembur plotësisht, duke dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Ekspertët paralajmërojnë se tashmë rrezikohet edhe vetë karrexhata, çka mund ta kthejë zonën në një pikë të rrezikshme për qarkullimin.

Edhe pse aksi kalon mes zonave të banuara, prej muajsh ai është krejtësisht pa ndriçim, duke vënë në rrezik jetën e këmbësorëve dhe banorëve lokalë. Investimi që përfshinte zgjerimin e korsive, vendosjen e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemit të ndriçimit, u përfundua që në shtator të vitit 2018, por rezultatet sot tregojnë problemet e rënda të cilësisë së punimeve.

Vetëm dy muaj përdorim kanë mjaftuar që rruga e shumëpritur të dalë jashtë funksioni. Specialistët flasin për mungesë studimesh të mirëfillta gjeologjike dhe mangësi serioze në projektim e mbikëqyrje. Ajo që duhej të ishte një shteg strategjik i lidhjes Perëndim–Lindje, po shndërrohet në një shembull të pastër të keqmenaxhimit të fondeve publike.

Ndërkohë, SPAK po vijon hetimet për tenderat e këtij segmenti, ku nën lupë ndodhet ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe procedurat e ndjekura gjatë realizimit të projektit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit