2-vjeçari shqiptar u vra nga pitbulli, nëna: Leo i donte shumë kafshët, gjithçka ndodhi në 30 sekonda

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.12.2025, 16:13

Nëna e Leos 2-vjeçar ka rrëfyer detajet tronditëse të ngjarjes së rëndë në Zakynthos të Greqisë, ku i vogli me origjinë shqiptare humbi jetën pasi u sulmua nga një pit-bull i adopuar nga vetë familja. E tronditur, ajo tregon se gjithçka ndodhi brenda më pak se 30 sekondave, duke ia atribuar sjelljen e papritur të qenit frikës së shkaktuar nga të shtënat dhe fishkëllimat e gjuetarëve në zonë.

“Leo ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni,” u shpreh 32-vjeçarja Robbie në një intervistë. Ajo shton se të gjithë e adhuronin vogëlushin për butësinë dhe buzëqeshjen e tij të pandalshme: “Edhe ata që nuk i pëlqenin fëmijët, e donin Leon.”

Robbie, e rritur në Andover të Hampshire dhe e martuar me një të ri me origjinë shqiptare, e përshkruan Leon si një djalë të vogël plot gëzim, që i sillte lumturi të gjithëve dhe që i donte shumë kafshët, macet, kuajt dhe qentë që kishin në shtëpi.

Sipas saj, pit-bulli nuk kishte shfaqur kurrë probleme deri atë ditë. Qeni ndodhej i lidhur në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia. “Mendoj se të shtënat dhe fishkëllimat e frikësuan,” tregon ajo. Burri i saj e kishte shpëtuar qenin më herët dhe familja nuk kishte parë asnjë shenjë agresioni prej tij: “Leo e përkëdhelte, i guduliste barkun, qeni i lëpinte fytyrën. Luante me të gjithë kohën.”

Por gjithçka ndryshoi brenda sekondash. “Ne hymë brenda për të sistemuar ushqimet. Leo doli jashtë për ta parë qenin… dhe pastaj gjithçka mori fund. Duket se e kapi vetëm një herë,” përfundoi ajo, e rrënuar nga humbja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit