“Një në pesë patatina Chipsy janë bosh, s’është hera e parë që nodh”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.12.2025, 15:44

Konsumatorët po ngrejnë zërin pas një fenomeni krejtësisht të pazakontë që lidhet me patatinat Chipsy, gjithnjë e më shumë paketime po rezultojnë bosh. Raportimet thonë se deri 1 në 5 paketime hapen dhe dalin… absolutisht të zbrazëta. Një situatë absurde, që ka ndezur indinjatë dhe habi në rrjet.

Dhe çfarë e bën edhe më shqetësuese? Ky nuk është një rast i ri. Konsumatorë të shumtë pretendojnë se këtë problem e kanë hasur disa herë, duke sjellë një valë zhgënjimi dhe dyshimi rreth cilësisë së paketimit. Nga jashtë paketimi duket perfekt, por brenda del veç ajër i ftohtë.

Kjo nuk po ndodh vetëm me Chipsy. Konsumatorët raportojnë raste të ngjashme edhe tek markat e tjera të patatinave, ku paketimet duken si tullumbace, ndërsa sasia e patatinave brenda është qesharake. Tashmë shumë njerëz pyesin hapur: Ku ngelet kontrolli i cilësisë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit