Në Komunën Libofsh, Bashkia Fier, rruga që lidh fshatin Daullas me fshatin Libofsh, më saktë lagjen e Daullasit, është në gjendje shumë të keqe. Banorët çdo ditë kalojnë vështirësi, sepse rruga është me gropa dhe e shkatërruar.
Ky është realiteti me të cilin përballet komuniteti, dhe tregon sa e nevojshme është që autoritetet lokale, nën drejtimin e kryetarit Armando Subashi, të ndërhyjnë sa më shpejt për të përmirësuar rrugën dhe jetën e banorëve.
"Komuna Libofsh, Bashkia Fier, kryetar Armando Subashi. Kjo rrugë e degraduar lidh fshatin Daullas me fshatin Libofsh, më saktë lagjen e fshatit Daullas. Ky është realiteti ku ne jetojmë.", shkruan banori i fshatit i cili kërkon një masë konkrete dhe asfaltim të rrugës.