Shoferi i autobusit Rick de Jong ka bërë një veprim të papritur që e ka bërë viral në rrjetet sociale: ai këndoi për pasagjerët gjatë udhëtimit të tij, duke i surprizuar të gjithë. Videoja e momentit u shpërnda shpejt dhe mori vëmendje të madhe nga përdoruesit e internetit.
Në një intervistë për AD, Rick tregoi se prej vitesh ka pasur pasion për muzikën, por nuk ishte i sigurt nëse duhej ta ndiqte këtë rrugë. Ai tha se gjithmonë kishte pasur frikë të shfaqte talentin e tij në publik.
“E çuditshme. Papritur po më kontaktojnë nga të gjitha anët. Tani shoh që të gjithë po reagojnë jashtëzakonisht pozitivisht. Kjo tregon që duhet ta ndjek vërtet këtë rrugë”, thotë Rick
Reagimet e shumta pozitive nga njerëzit e kanë inkurajuar Rick-un që të vazhdojë me muzikën. Ai shprehet se ky përjetim i ka dhënë guxim dhe besim se mund të ndërtojë një karrierë si këngëtar.