Banorët e Llakatundit janë duke përjetuar çdo ditë vështirësi serioze për shkak të gjendjes katastrofale të rrugës lokale. Me gropa të mëdha që e bëjnë qarkullimin të rrezikshëm, kjo rrugë, e cila ndodhet vetëm pak minuta nga Vlora, po dëmton automjetet dhe rrezikon sigurinë e banorëve.
Edhe pse disa denoncime janë bërë drejt bashkisë së Vlorës, nuk ka pasur asnjë masë konkrete për riparimin e saj.
Megjithë denoncimet e përsëritura nga banorët, kryebashkiakia Brunilda Mersini nuk ka ndërmarrë asnjë masë për riparimin e saj.
Kjo mungesë veprimi tregon indiferencë totale ndaj nevojave të qytetarëve dhe mosmbajtje përgjegjësie institucionale. Çdo ditë që kalon pa ndërhyrje rrit rrezikun e aksidenteve dhe shpenzimet për riparimin e automjeteve.
Brunilda Mersini duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë menjëherë për riparimin e rrugës, duke treguar se qytetarët nuk do të injorohen më. Banorët e Llakatundit kërkojnë ndërhyrjen e menjëherëshme pasi gjendja e rrugës po bën të pamundur daljen në qytetin e Vlorës.