Xhaxhai i Elvis Shkambit, të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, ka paraqitur sërish apel për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Kjo është hera e dytë që ai kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, duke pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të nipit të tij në momentin e krimit, i cili qëlloi gjyqtarin menjëherë pasi u shpall vendimi për një çështje pronësie.
Ndërkohë, Elvis Shkambi, 30 vjeç, vazhdon të qëndrojë në paraburgim dhe nuk ka paraqitur apel për ndryshim të masës së tij të sigurisë.