E moshuara u gjet e pajetë, fqinja: Jetonte në kushte të vështira, djalin e kishte në burg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.12.2025, 14:04

Një 70-vjeçare në Korçë, Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesë pasi fqinja e saj njoftoi policinë për mungesën disa-ditore. Sipas fqinjës, e moshuara jetonte e vetme, në kushte të vështira dhe vuante nga probleme shëndetësore. Ajo shtoi se djali i viktimës ndodhej aktualisht në burg.

“U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira“, u shpreh fqinja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit