Rruga si kantier ndërtimi, Bashkia Kukës lë fëmijët të ecin mes baltës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.12.2025, 12:07

Banorët e lagjes “Re” në Kukës prej kohësh përballen me një problem të rëndë infrastrukturor që po u vështirëson jetën e përditshme: rruga “Mezhduni” është kthyer në një terren plot gropa, ujë dhe baltë, duke e bërë thuajse të pakalueshme, sidomos për fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë.

Sipas banorëve, mungesa e investimeve dhe mirëmbajtjes ka bërë që rruga të degradojë në një gjendje alarmante. Në ditët me shi, uji grumbullohet, ndërsa balta krijojnë vështirësi të mëdha për këmbësorët dhe automjetet. Prindërit shprehen të shqetësuar pasi fëmijët janë të detyruar të ecin në kushte të pasigurta, duke rrezikuar rrëshqitje dhe dëmtime.

Banorët i kërkojnë Bashkisë Kukës të marrë masa sa më parë për rregullimin e rrugës, shtrimin e saj dhe vendosjen e një sistemi adekuat të drenazhimit, në mënyrë që problemi të mos përsëritet sa herë bie shi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit