Familjarët denoncuan zhdukjen, 70-vjeçarja korçare gjendet e vdekur në banesë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.12.2025, 11:56

Një grua 70-vjeçare që jetonte e vetme në lagjen nr. 17 të Korçës është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, pasi familjarët nuk kishin mundur ta kontaktonin prej disa ditësh. Pas njoftimit, policia dhe shërbimet mjekësore konstatuan se e moshuara kishte ndërruar jetë prej disa ditësh.

Nga verifikimet paraprake nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi i saj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Autoritetet po vijojnë procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit