‘Shefat’ gjobisin qytetarin dhe pse tabela e lejon parkimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.12.2025, 11:18

Një tjetër rast i pakënaqësisë qytetare vjen në adresë të redaksisë sonë, duke rikthyer në qendër të debatit mënyrën e vendosjes së gjobave nga Policia e Shtetit dhe standardet e dyfishta që, sipas qytetarëve, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Qytetari po furnizonte një market në zonën ku ishte vendosur tabelë e qartë: parkimi i lejuar nga ora 07:00 deri në 09:00. Megjithatë, pavarësisht respektimit të rregullit, ai është ndëshkuar me gjobë. Ky veprim ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën e ushtrimit të kontrollit dhe interpretimit të rregullave nga ana e policisë.

Sipas qytetarit, kjo nuk është një situatë e izoluar. Ai thekson se shpesh herë automjete të caktuara, të “njohura” për efektivët, lejohen të qëndrojnë edhe në mes të rrugës, pa u gjobitur apo qortuar. Ndërsa qytetarë të zakonshëm penalizohen edhe kur respektojnë sinjalistikën.

Këto raste ushqejnë perceptimin se pabarazia në vendosjen e gjobave është kthyer në një ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve. Kur ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, krijohet një kulturë mosbesimi dhe pakënaqësie, duke cenuar autoritetin e institucioneve që duhet të garantojnë rendin dhe barazinë përballë ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit