Gjeografia në Maqedoninë e Veriut u mëson fëmijëve shqiptarë t’i thërrasin Kosovës ‘Metohi’, si serbët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.12.2025, 09:47

Një fotografi e qarkulluar së fundi në rrjetet sociale ka nxitur polemika mbi mënyrën se si paraqitet Kosova në tekstet mësimore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut. Në imazhin e publikuar nga analistja Nafie Selmani, Kosova figuron me emërtimin “Metohi”, një term i përdorur tradicionalisht nga Serbia me konotacione politike dhe fetare, duke e trajtuar territorin si pjesë të saj.

Sipas saj, përdorimi i termit “Metohi” në një tekst shkollor zyrtar përbën cënim të identitetit kombëtar dhe nuk duhet të tolerohet nga përfaqësuesit politikë shqiptarë në rajon.

Ajo thekson mungesë guximi politik dhe mosmbrojtje të interesave kombëtare, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të librit nga përdorimi. Selmani u bëri thirrje përfaqësuesve të partisë që të dëshmojnë se roli i tyre në qeveri nuk është thjesht dekorativ, por i lidhur me përgjegjësi ndaj komunitetit që përfaqësojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit