Tonelatat mbeturina në brigjet e Dubrovnikut, Kroacia mund të padisë Shqipërinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.12.2025, 08:28

Këshilltarja e qytetit të Dubrovnikut, Viktorija Knežević, ka ngritur sërish shqetësimin për sasinë e mbeturinave që përfundojnë në bregdetin kroat pas çdo stuhie, duke theksuar se problemi kërkon një reagim më të fortë institucional. Sipas saj, edhe pse mundësia që Kroacia të padisë Shqipërinë ekziston në teori, një proces i tillë do të ishte shumë i vështirë për t’u provuar për shkak të lëvizjes së paparashikueshme të mbetjeve detare dhe burimeve të shumta nga të cilat ato vijnë.

Knežević nënvizon se vetëm një pjesë e vogël e ndotjes që prek plazhet është e dukshme, ndërsa shumica e mbeturinave përfundon në fund të detit, duke dëmtuar ekosistemin, peshkimin dhe turizmin. Ajo thekson se mekanizmat ndërkombëtarë për zgjidhjen e problemit tashmë ekzistojnë, përfshirë Konventën e Barcelonës dhe projekte të përbashkëta mjedisore mes Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilat sipas saj duhet të aktivizohen më fuqishëm.

Sipas këshilltares kroate, rasti mund të trajtohet në mënyrë më efikase përmes bashkëpunimit rajonal dhe përdorimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për të kërkuar angazhim më të madh në mbrojtjen e Adriatikut. Ajo sjell në vëmendje shembujt e suksesshëm nga vende të tjera europiane, si ato në Detin Baltik dhe lumin Rajna, për të treguar se rezultatet janë të arritshme kur vendet zbatojnë me vendosmëri marrëveshjet ekzistuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit