Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur në një furrë buke përballë gjimnazit “Çajupi”, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Denoncuesi ka dërguar një video ku shihet një person që futet brenda në furrë, afrohet te kasa dhe merr para nga sirtari. Sipas qytetarit, shuma e marrë arrin në rreth 150 mijë lekë të vjetra. Në pamjet e siguruara, personi shihet duke marrë paratë nga kasa, teksa i fut në xhep dhe më pas largohet qetësisht.
Qytetari i bën thirrje personit të identifikuar në video që t’i kthejë paratë, përndryshe do t’i drejtohet policisë për kallëzim.
Mesazhi i mbërritur në redaksi:
“Përshëndetje. Dua të denoncoj një vjedhje në një furrë buke përballë gjimnazit Çajupi, rruga Kongresi i Manastirit, Tiranë. I bëj thirrje të kthejë lekët para se të shkoj në polici për të bërë denoncimin. Ka marrë lekë në kasë, 150 mijë lekë. Në video shihet momenti kur i fut lekët në xhep dhe largohet.”