Ra në kontakt me rrymën elektrike në Portin e Durrësit, humb jetën elektriçisti 24-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2025, 18:36

Një ngjarje tragjike është regjistruar në portin e Durrësit, ku një i ri me origjinë nga Azerbajxhani ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike

Viktima, i identifikuar si 24-vjeçari Avaz Yafarov, punonte si elektriçist dhe ishte pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë. Gjatë punës së tij në bord, ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ekipet e ambulancës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta shpëtuar të riun kanë qenë të pasuksesshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit