Ndihmoni Klenadën nga linku GoFundMe!
Klenada Topalli, nënë e dy fëmijëve të vegjël, po përballet prej vitesh me sëmundjen e rëndë “Sklerozë Multiple”, e cila i ka dobësuar ndjeshëm aftësitë për qëndruar në këmbë. Sot, mënyra e vetme që ajo të lëvizë është nëpërmjet karrocës me rrota, një realitet që e kufizon në çdo aspekt të jetës.
Pavarësisht sfidave, Klenada thotë se përpiqet çdo ditë të jetë një nënë e përkushtuar, një bashkëshorte e mirë dhe të mbajë rolin e saj si zonjë e shtëpisë, megjithëse lodhja dhe dhimbjet janë të përditshme. Mjekët në Shqipëri kanë bërë më të mirën e mundshme, por trajtimi i specializuar që ajo ka nevojë për të ndalur përkeqësimin e sëmundjes ofrohet vetëm në Turqi.
Në “Medicina Health Hospital”, Klenadës i është rekomanduar një terapi intensive dhe rehabilitim i avancuar, i cili mund t’i përmirësojë dukshëm gjendjen shëndetësore dhe t’i japë mundësinë të afrohet me ëndrrën e saj më të madhe, të përqafojë në këmbë dy fëmijët e saj.
Kostoja e trajtimit, udhëtimit dhe qëndrimit kap shifrën e mbi 45 mijë eurove, një shumë e paarritshme për familjen. Për këtë arsye, ajo i bën apel shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që ta ndihmojnë në këtë betejë për jetën dhe shëndetin.
Klenada shpreson se solidariteti dhe mirësia e njerëzve do t’i japin një mundësi të dytë për të qenë pranë fëmijëve të saj ashtu siç ata e meritojnë.
Numri i telefonit të familjarëve: 069 48 23 243