Qentë e rrugës “pushtojnë” Urën Vajgurore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2025, 14:59

Një banor i Urës Vajgurore i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar numrin gjithnjë e më në rritje të qenve endacakë në zonë.

Ai ka dërguar pamje ku tregohet se qentë shpesh shfaqin sjellje agresive ndaj banorëve, duke i sulmuar edhe në mes të ditës. Sipas tij, qentë jo vetëm që janë të shumtë në numër, por u turren makinave dhe trembin fëmijët.

Në video shihet qartë se kafshët nuk shfaqin asnjë frikë, duke u kthyer në burim shqetësimi për komunitetin.

Qytetari shkruan: “Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim se janë shtuar shumë qentë në Urën Vajgurore në qendër. Janë kthyer në një shqetësim sikur e shihni dhe vetë në mes të ditës. Trembin fëmijët, u turren makinave, njerëzve.

Në shumë raste, institucionet e pushtetit lokal, përfshirë bashkitë, nuk marrin masat e nevojshme për menaxhimin e kafshëve endacake. Këto kafshë shpesh mbeten pa vaksina dhe pa një strehë të sigurt, duke u kthyer në problem për komunitetin, ndërsa në raste ekstreme janë raportuar edhe raste helmimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit