Kryebashkiaku Mariglen Disha, festë luksoze në Greqi me paratë e taksapaguesve të varfër të Librazhdit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07.12.2025, 14:07

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, ndodhet në qendër të një skandali të madh pas pretendimeve se ka përdorur fondet publike të Bashkisë për të organizuar një udhëtim dhe festë luksoze në Kretë, Greqi, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.

Burime nga JOQ ngrenë alarmin se paratë e taksapaguesve të varfër të Librazhdit janë shpenzuar "rrush e kumbulla" për këtë aktivitet, i cili po cilësohet si një prej "më qesharakëve" në historinë e drejtimit të Bashkisë.

Udhëtim luksoz në vend të shërbimeve

Sipas burimeve tona, z. Disha ka udhëtuar në Kretë, duke marrë me vete të paktën pesë punonjës të tjerë të Bashkisë. Ajo që e bën më të rëndë situatën është përfshirja e këngëtarëve, të cilët thuhet se kanë marrë shuma të majme parash dhe janë akomoduar në hotele luksoze, me dreka dhe darka të paguara nga arka e Bashkisë. Mungesa e lidhjes së festës së Pavarësisë me vendndodhjen në Kretë, ndërkohë që qytetarët e Librazhdit përballen me halle të shumta.

Kryebashkiaku i "çudirave" dhe koncerteve të pandërprera

Kjo akuzë vjen në vazhdën e kritikave të vazhdueshme ndaj kryebashkiakut Disha për tendencën e tij për të organizuar festa të njëpasnjëshme dhe koncerte në një qytet të vogël si Librazhdi, duke shkaktuar dyshime për mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe prioriteteve të Bashkisë.

Qytetarët dhe burimet pyesin në mënyrë retorike se si lidhet festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Kretë, kur komuniteti i Librazhdit ka probleme serioze me infrastrukturën dhe shërbimet bazë. Këta kryetarë përfitojnë nga pafuqia e komunitetit, mungesa e medias aktive dhe distanca nga Tirana për të bërë këto shkelje dhe abuzime të buxhetit publik.

Me herët Tva News publikoi dhe nje video te krybashkiakut duke ia marrë valles qetë-qetë, teksa për shami përdor Flamurin Kombëtar.

Ndërkohë JOQ arriti të siguroi foto të banerave me këngëtarët e paguar:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit