Dëmtohet linja e ujësjellësit në Mirditë, mijëra banorë mbeten pa ujë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07.12.2025, 13:47

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të ujit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi, që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë e me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Gjatë ditës së sotme, përmes zgjidhjeve teknike alternative, është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë, disa fshatra vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit