Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit”, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar katër persona, mes tyre tre efektivë të FNSH-së, të cilët u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje mbërritën tre autoambulanca për të asistuar të dëmtuarit.
Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të furgonit të policisë me inicialet K. H. Shoferi i automjetit tip "Benz", A. Y., ka mbetur i lënduar nga përplasja.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Në njoftimin për mediat policia thotë: Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.