E gjitha për një parakalim, zbardhen detaje nga plagosja në Berat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2025, 10:59

Detaje të reja janë mësuar mbi plagosjen me armë zjarri që ndodhi rreth një orë pas mesnatës së djeshme në qytetin e Beratit, ku u qëllua 37-vjeçari Fabiel Toska Xhindi.

Sipas informacioneve, Fabieli po udhëtonte me një shok në automjetin e tij, kur një makinë tjetër i ka parakaluar dhe u ka sinjalizuar me drita që të ndalojnë. Pasi Toska zbriti nga makina për t’u sqaruar me drejtuesin që u kishte bërë shenjë, ky i fundit dyshohet se uli xhamin dhe e qëlloi me një plumb në bark. Pas të shtënës, autori është larguar me shpejtësi dhe deri tani nuk është arrestuar nga policia.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Beratit me ndihmën e shokut që ndodhej me të. Teksa është marrë në pyetje, ai ka refuzuar të tregojë detaje rreth asaj që ndodhi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, në lagjen “Kombinat”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit