Berat, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari pas një konflikti

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 07.12.2025, 09:43

Fabiel Xhindi, 37 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar në qytetin e Beratit. I riu është transportuar drejt spitalit nga shoku i tij, ndërsa të dy nuk kanë dhënë detaje lidhur me mënyrën si ka ndodhur ngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se përplasja ka nisur pas një konflikti mes 37-vjeçarit dhe disa personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Personat me të cilët Xhindi është përfshirë në sherr raportohet se kanë qenë me automjetin e tyre.

Policia bën me dije:
“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh), 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Menjëherë pas ngjarjes, u ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit