Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 goditi mbrëmjen e së shtunës rajonin verilindor të Yakutat në Alaska, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Lëkundjet janë ndier deri në Juneau dhe në zonat kufitare të Kanadasë.
Sipas USGS, pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa pasgoditje të forta me magnitudë 5.6 dhe 5.3.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Qendra e Paralajmërimit të Cunami-t në SHBA bëri me dije se nuk ka rrezik për cunami pas këtij tërmeti të fortë.
Tërmeti u regjistrua rreth 90 kilometra në veri të Yakutat, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.