Armando Broja sot titullar me Burnleyn në Premier League

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.12.2025, 15:47

Premier League në Angli ka mbërritur në javën e 15-të dhe sot në orën 16:00 zhvillohet sfida mes Newcastle dhe Burnley. Për miqtë, Armando Broja do të jetë titullar, duke e nisur ndeshjen që nga minuta e parë.

Kjo përbën herën e parë që Broja starton një ndeshje këtë sezon, çka tregon se ai është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe po gjen formën e duhur. Trajneri Scott Parker i ka besuar sulmuesit 24-vjeçar të Kombëtares një vend në formacion, me shpresën se ai do të shënojë golin e parë me skuadrën e tij të re.

Deri më tani, Broja ka grumbulluar 252 minuta me Burnleyn këtë sezon, të shpërndara në dhjetë ndeshje: tetë në Premier League dhe dy në FA Cup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit