Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari i vrarë me thikë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.12.2025, 14:12

Me dhimbje të madhe dhe trishtim, qyteti i Durrësit i dha lamtumirën e fundit 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 10 ditë më parë në Shkozet, ku i mituri u plagos rëndë nga një bashkëmoshatar. Hetimet e para tregojnë se konflikti dyshohet të ketë nisur nga një mosmarrëveshje në rrjetet sociale.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra banorë, të tronditur nga humbja e parakohshme e një jete kaq të re. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe shqetësim në komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen mbi dhunën mes të rinjve dhe pasojat e saj tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit