I përjashtuar nga ekipi, Elseid Hysaj merr një pagë marramendëse te Lazio

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.12.2025, 14:14

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për pagën e lartë që përfiton te Lazio në Itali. Së fundmi, “Transfermarkt.it” ka publikuar detajet e fitimeve të tij dhe të 20 lojtarëve më të paguar të klubit kryeqytetas.

Në krye të listës renditet Zaccagni, me 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli me 5.6 milionë euro, ndërsa vendin e tretë e mban Tavares me 4.1 milionë euro. Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj përfiton 3.7 milionë euro bruto në vit, duke qenë lojtari i katërt më i paguar te Lazio.

Megjithatë, duke qenë se Hysaj prej kohësh nuk është më pjesë e formacionit titullar, largimi i tij duket i pashmangshëm, pasi kontrata i skadon në verën e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit