Një sulm i rëndë me dron ka goditur një kopsht fëmijësh në qytetin Kaluga, në Sudan, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Sipas një grupi mjekësor lokal, të paktën 50 persona kanë humbur jetën, mes tyre 33 fëmijë.
Raportohet se sulmi është kryer nga një dron i Forcave Paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Gjithashtu, ndihmësit mjekësorë që mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmë janë bërë shënjestër e një sulmi të dytë.
Numri i viktimave pritet të rritet, pasi ndërprerjet e komunikimit në zonë po e bëjnë të vështirë konfirmimin e plotë të të dhënave.
UNICEF ka reaguar ashpër lidhur me këtë ngjarje. Përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Jett, e cilësoi ngjarjen si një shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve, duke theksuar se fëmijët nuk duhet të jenë kurrë viktima të konflikteve.
Organizata u ka bërë thirrje palëve në konflikt të ndalojnë menjëherë sulmet dhe të lejojnë qasje të sigurt humanitare për popullsinë civile në nevojë urgjente.