Linjat e amortizuara të OSHEE në Kamëz rrezikojnë banorët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.12.2025, 13:27

Banorët e Kamzës po përballen me një problem shumë serioz dhe të rrezikshëm. Linjat e tensionit të ulët në disa zona janë shumë të amortizuara dhe shpesh herë, disa herë në muaj, ndodh ndërprerje e energjisë elektrike për disa orë. Situata bëhet edhe më shqetësuese kur diçka shkon keq: disa kabuj dhe shtylla elektrike janë në kontakt direkt me telat mbi mure dhe gardhe, duke krijuar një rrezik të madh për banorët dhe fëmijët.

Pavarësisht shumë ankesave të banorëve drejtuar OSHEE-së, nuk ka marrë masa efektive. Disa kabuj janë të mbuluar me PVC, por për shkak të mbingarkesës, izolimi është shkrirë dhe situata rrezikon të shkaktojë aksidente serioze.

Ky problem nuk është vetëm një shqetësim i përditshëm; është një rrezik real për jetën e njerëzve. Banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pa frikë, sepse telat dhe kabujt që kalojnë mbi mure dhe gardhe janë me tension të lartë dhe shumë të rrezikshëm.

Qytetarët e Kamzës i bëjnë thirrje OSHEE-së dhe institucioneve kompetente që të ndërhyjnë menjëherë, të riparojnë dhe të sigurojnë linjat e tensionit të ulët, për të shmangur aksidente që mund të jenë tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit