I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, ndërron jetë i burgosuri

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.12.2025, 11:27

Një i dënuar ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një nga institucionet e sigurisë së lartë. Ai ndërroi jetë rreth orës 08:10, në Reanimacionin Qendror të QSUNT-së, ku po trajtohej në kushte intensive. Sipas mjekëve, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.

Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, ngjarje për të cilën ishte arrestuar më 9 dhjetor 2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur edhe 8 vite e 5 muaj për të vuajtur. Më 15 tetor 2025, ai ishte transferuar nga IEVP Shkodër në Spitalin e Burgjeve, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku dhe ndërroi jetë.

Ngjarja për të cilën u dënua Çeliku mbetet një prej krimeve më të rënda të regjistruara në atë kohë, ndërsa rrëfimi i tij ka qenë gjithmonë i pjesshëm. Ai nuk ka treguar kurrë saktësisht momentin e vrasjes, mënyrën e ekzekutimit të bashkëshortes shtatzënë, as veprimet që ndërmori pas krimit.

Shpëtimi dhe Manushaqja kishin qenë të martuar prej 16 vitesh dhe ishin prindër të tre fëmijëve: një djali 12-vjeçar dhe dy vajzave 7 dhe 3 vjeç. Në kohën e ngjarjes, Manushaqja ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe priste të sillte në jetë një tjetër djalë. Tragjedia e rëndë i shkëputi nga jeta nënën dhe foshnjën që ajo mbante në bark, duke lënë pas një familje të shkatërruar dhe një mister që autori nuk e rrëfeu kurrë plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit