Sezoni i festave – sezoni i gjobave: Policia rrugore si ”kasapë”, incident shokues korrupsioni në aksin Fushë Krujë – Laç

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.12.2025, 10:44

Gjatë periudhës së fundvitit, ku shumë qytetarë nxitojnë për te familjet e tyre, dhe në një fare mënyre ka një mirëkuptim për ndonjë tejkalim të lehtë të shpejtësisë, duket se policia rrugore është shumë radikale në këtë drejtim; ata e përdorin këtë për të bërë ryshfet.

Shumë denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ për sjellje të padrejta dhe radikale nga policët. Siç është rasti i djeshëm në aksin Fushe Krujë – Laç, ku një polic në moshë ka kërkuar ryshfet.

"Dje, gjatë udhëtimit tonë në aksin Fushe Krujë – Laç, policia na ndaloi dhe na vendosi një gjobë të padrejtë sipas matjeve të radarit. Polici rrugores i kërkoi babait tim 50 euro për të shmangur një gjobë prej 300 eurosh.

Kjo shfaqje e hapur korrupsioni është alarmuese, sidomos tani që jemi në sezonin e Vitit të Ri, kur duket se oficerët janë të gatshëm të shfrytëzojnë qytetarët nga lëvizjet e dendura përgjatë festave.

Edhe pasi i shpjeguam se ishim në rrugë për një varrim, ata refuzuan të pranojnë lutjen tonë për falje dhe mirëkuptim dhe vazhduan të kërkojnë para për të hequr gjobën e radarit.

Është shqetësuese të shohësh një korrupsion kaq të hapur në rrugët tona", përfundon qytetarja .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit