Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë, ministri i Jashtëm danez: Duhet t’i mbështesim për në BE dhe kundër ndikimit rus

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.12.2025, 09:57

Danimarka po bëhet gati të hapë ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e medias daneze The Copenhagen Post, duke përmendur faktin se ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë.

Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.

Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen:

“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të përditësuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”.

Me një Ambasadë në Tiranë, Danimarka – sipas raportimit të mediave daneze – do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë rezistencën e tij, duke përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.

Teksa themelimi i një ambasade të re daneze në Argjentinë duhet të shihet në dritën e ambicies për të rritur angazhimin e Danimarkës në Amerikën Latine. Argjentina është një lojtare e rëndësishme në kontinent, dhe një ambasadë do të ofrojë një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet tona tregtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit