Dyshimet për projektin energjitik Fier-Hoxharë, reagon kompania LA-OR Shpk

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2025, 00:49

Pas artikullit të publikuar më herët nga JOQ Albania, i cili pasqyronte hetimet e platformës “Vetting” dhe dyshimet mbi procedurat e projektit energjetik Fier–Hoxharë, ka ardhur reagimi i kompanisë LA-OR sh.p.k, e cila sipas pretendimeve të saj, kundërshton të gjitha akuzat e ngritura.

Kompania deklaron se lajmi i mëparshëm është marrë nga një profil në Facebook që, sipas tyre, po përdoret në mënyrë të pahijshme për t’i dëmtuar imazhin. Administratori i LA-OR sh.p.k thotë se informacionet e publikuara janë të pavërteta, me përjashtim të faktit që kompania ka zbatuar projektin në fjalë.

Më poshtë publikojmë reagimin e plotë të administratorit të kompanisë LA-OR sh.p.k, ashtu siç është dërguar në redaksi:

“Përshëndetje nga Administratori i kompanisë LA-OR shpk! Meqenëse ju keni publikuar një lajm i cili është marrë nga një portal që i përket një njeriu i cili tashmë është i vdekur dhe nuk e lënë në paqe as në varr, dikush ka marrë përsipër t’i përdorë Facebook-un e tij për të më shantazhuar mua dhe kompaninë time me lajme të gënjeshtra të sajuara, të cilat përveç faktit të vërtetë në lajm që ne jemi kompania që e kemi zbatuar këtë projekt, aty çdo gjë tjetër është e sajuar dhe qëllimi i vetëm është të dëmtojnë imazhin e kompanisë time!

Nisur nga ky fakt, nëse pretendoni si portal se doni të përhapni drejtësi, ju lutem transmetoni për publikun këtë projekt të zbatuar nga ana jonë me cilësinë më të lartë të mundshme, ku çdokush e kupton qartë që duan të na dëmtojnë imazhin për interesa të fëlliqura!

Ne kemi 15 vite eksperiencë në këtë sektor dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe projekte të tilla në të ardhmen, të cilat vetëm i shërbejnë vendit tim!

Ju faleminderit për transparencën ndaj publikut!”

JOQ Albania po pasqyron reagimet e të dyja palëve në mënyrë neutrale dhe të paanshme. Publikimi i qëndrimit të kompanisë LA-OR sh.p.k bëhet për të siguruar transparencë të plotë. Gjykimi se kush ka të drejtë dhe si qëndron e vërteta i mbetet publikut dhe institucioneve kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit