E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re infermierja nga Vlora

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.12.2025, 22:26

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej vitesh shërbente me përkushtim në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, është ndarë nga jeta në moshë të re.

Kristina njihej për humanizmin, qetësinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve, duke fituar respektin e kolegëve dhe komunitetit ku shërbeu. Për shumë vite ajo ishte simbol i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit të pakushtëzuar, duke ushtruar detyrën me dinjitet, përulësi dhe dashuri të madhe për njerëzit në nevojë.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit