Erjoni u vra edhe nga dështimi i shëndetësisë! “Gjatë operimit në spitalin e Durrësit ikën dritat”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.12.2025, 16:11

Erjon Boba u vra edhe nga sistemi i dështuar i shëndetësisë shqiptare!

Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas 6 ditësh në QSUNT, denoncojnë se trajtimi fillestar në Spitalin e Durrësit u zhvillua në kushte të papranueshme, madje si në mesjetë. Pas plagosjes, Erjoni tashmë i ndjerë, i është nënshtruar operacionit në spitalin e Durrës, por gjatë procesit, ka patur ndërprerje energjie dhe si pasojë të miturin e kanë dërguar me urgjencë në QSUNT.

“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje”, shprehet për JOQ i afërmi i familjes Boba.

JOQ ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit të cilët dhe ata kanë pohuar se gjatë operacionit të Erjonit, kanë ikur dritat dhe për këtë arsye i riu u dërgua te spitali "Nënë Tereza" në Tiranë.

“Po e nderuar. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat”, u shpreh halla e të ndjerit në një prononcim për JOQ.

Shëndetësia e degraduar e Ramës mirë që të vret me infrastrukturë zero në shëndetësi, por as nuk të zgjat dorën për kurim jashtë vendit!

Veç autorit që vrau me thikë Erjonin, vrasës në këtë histori me fund tragjik është edhe Ministria e Shëndetësisë të drejtuar nga Evis Sala, drejtori i Spitalit të Durrësit Renis Mullaj, Bashkia Durrës me kryetare Emirjana Sako dhe ndaj vetë kryeministri Edi Rama, i cili prej vitesh deklaron se vendi ka spitale europiane, por i Erjonit dëshmon të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit