KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË ALEKSIN TË KONTRIBUOJË NË LINUK E GOFUNME
Aleks Lugja, 41 vjeç, babai i tre fëmijëve, po kalon ditët më të vështira të jetës së tij. Në maj të këtij viti, gjatë orarit të punës, Aleksi pësoi një aksident të rëndë. Një pirun metalik iu ngul në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Më 10 qershor ai iu nënshtrua operacionit të parë. Por plagët nuk u mbyllën me aq.
Vetëm pak javë më pas, më 5 korrik, një infeksion i rëndë u përhap me shpejtësi, duke detyruar mjekët të kryenin një tjetër ndërhyrje, një operacion që i kushtoi Aleksit këmbën. Një goditje e rëndë fizike, por edhe shpirtërore për një baba që kërkon vetëm të vazhdojë të punojë e të kujdeset për fëmijët e tij.
Por e keqja nuk ka mbaruar. Infeksioni ka nisur sërish të përhapet, duke rrezikuar pjesën tjetër të këmbës. Familja jeton çdo ditë me frikë se mjekët mund të mos arrijnë ta ndalojnë, dhe se Aleksit mund t’i duhet të përballet me një humbje edhe më të madhe.
Në një situatë ku çdo ditë vlen sa një betejë, Aleksi ka vetëm një shpresë: të nisë trajtimin sa më shpejt jashtë vendit, ku mjekimi i specializuar mund të ndalojë infeksionin dhe t’i shpëtojë këmbën.
Sot, ai dhe familja e tij kanë nevojë për ne. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt shërimit të Aleksit. Është një mundësi për t’i dhënë një baba tre fëmijëve të tij mbrapsht, për t’i kthyer shpresën që ia mori fatkeqësia.