Shkolla në Fushë-Bulqizë kujton ish-nxënësin, në nderim të Erjonit të vrarë në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.12.2025, 14:53

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka nderuar kujtimin e ish-nxënësit të saj, Erjon Boba, i cili humbi jetën një ditë më parë në spitalin e Durrësit, pas plagëve të marra nga goditja me thikë nga një 14-vjeçar. Në bankën ku ai ka ulur gjatë viteve të shkollimit, janë vendosur lule nga stafi dhe nxënësit.

Erjoni kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë, ku ishte shumë i dashur për mësuesit dhe shokët e klasës. Në shenjë zie dhe respekti, drejtoria dhe komuniteti i shkollës u mblodhën për të kujtuar jetën e tij të shkurtuar tragjikisht.

Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë Erjonin si një fëmijë të qetë, të sjellshëm dhe shumë të mirë. “Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i sjellshëm dhe i dashur,” u shprehën ata me dhimbje, ndërsa komuniteti lokal vijon të tronditet nga ngjarja tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit