Erdhën nga Bulqiza për një jetë e arsim të mirë: Familja e 15-vjeçarit mbyll dyert e shtëpisë në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2025, 14:38

Shtëpia me qira e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron ende e mbyllur, disa ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunitetin. Në banesë ndodhet vetëm pronarja e katit të parë, e cila ua kishte dhënë hapësirën me qira familjes tre vite më parë.

Ngjarja tragjike u shënua më 25 nëntor, kur 14-vjeçari Erion Boba u godit disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar. Pas nëntë ditësh luftë për jetën në spital, adoleshenti ndërroi jetë. Asnjë nga anëtarët e familjes nuk është kthyer më në banesën e tyre në Durrës, ndërsa edhe shtëpia e gjyshërve nga ana e nënës është bosh; të afërmit ndodhen ende në Tiranë.

Sipas informacioneve, trupi i Erionit pritet të prehet në Bulqizë, qyteti nga i cili familja ishte shpërngulur për t’u vendosur në Durrës, me shpresën për arsimim dhe kushte më të mira për fëmijët.

Ekspertët dhe autoritetet paralajmërojnë se rastet e përsëritura të dhunës mes të miturve, të nxitura shpesh nga konflikte të çastit dhe gjuha e urrejtjes, janë një sinjal alarmi që kërkon reagim të koordinuar nga shteti, shkolla, familja dhe shoqëria. Sipas tyre, është jetike të forcohen programet edukative dhe mekanizmat e zgjidhjes paqësore të konflikteve, për të parandaluar situata të tilla tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit