Stresi dhe ushqimi i yndyrshëm: Si ta luftoni efektin e tyre me një pije të thjeshtë?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2026, 13:55

Studimi i ri tregon se një pije e thjeshtë mund të ulë ndjeshëm pasojat që stresi dhe ushqimet e yndyrshme i shkaktojnë zemrës dhe trurit.

Nëse konsumoni ushqime të yndyrshme gjatë periudhave stresuese, pirja e kakaos mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni më shpejt nga efektet e stresit, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se, edhe pse njerëzit shpesh zgjedhin ushqime të yndyrshme gjatë stresit, pirja e një pijeje me kakao mund të përmirësojë rikuperimin nga efektet fiziologjike të stresit.

Studimi, i publikuar në revistën Food & Function, tregon se konsumi i ushqimeve të yndyrshme dëmton funksionin vaskular dhe ul oksigjenimin kortikal gjatë stresit, duke penguar më pas rikuperimin. Flavanoli epikatehin në kakao relakson qelizat endoteliale të enëve të gjakut, përmirëson funksionin e tyre dhe ul presionin e lartë të gjakut, një reagim i zakonshëm ndaj stresit, shkruan Medical News Today.

Konsumi i kakaos lidhet me një përgjigje më të mirë ndaj stresit

Në studim morën pjesë 23 të rritur të rinj dhe të shëndetshëm. Secili konsumoi një vakt të pasur me yndyrë dhe më pas një pije kakao me përmbajtje të lartë ose të ulët epikatehini, një orë e gjysmë para një testi stresi që zgjati tetë minuta. Funksioni i tyre vaskular u mat duke analizuar zgjerimin e arterieve të krahut si përgjigje ndaj rritjes së qarkullimit të gjakut – në fillim të studimit, pastaj pas 30 dhe 90 minutash nga testi i stresit.

Tek grupi që mori kakao me shumë epikatehin, aftësia e enëve për t’u zgjeruar ishte më e ulët pas 30 minutash, por u përmirësua ndjeshëm pas 90 minutash, duke treguar rikuperim më të shpejtë nga efektet e stresit. U matën edhe faktorë të tjerë, si oksigjenimi kortikal, qarkullimi i gjakut në parakrah, presioni i gjakut, aktiviteti kardiovaskular dhe gjendja emocionale, por nuk u gjetën ndryshime mes të dy grupeve.

Pse ushqimi i yndyrshëm përkeqëson stresin?

Megjithëse ushqimet e yndyrshme mund të duken ngushëlluese, studimet tregojnë se ato ngadalësojnë rikuperimin nga stresi, sidomos te personat me punë shumë stresuese. “Puna shumë stresuese rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare deri në 40% krahasuar me ata që nuk kanë këta stresorë”, shpjegon autorja e studimit, dr. Katarina Rendeiro. Arsyeja kryesore lidhet me dëmtimin e vazhdueshëm të funksionit vaskular.

Dr. Cheng-Han Chen, kardiolog ndërhyrës në Kaliforni, thekson se stresi kronik shkakton rritje të vazhdueshme të hormoneve të stresit, inflamacionit dhe presionit të gjakut, duke rritur rrezikun për hipertension, infarkt apo goditje cerebrale. Mbështetësit e studimit vërejnë se edhe një ulje e vogël e funksionit vaskular mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës.

Si neutralizon kakaoja efektin e ushqimit të yndyrshëm?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit