Policia që duam! Efektivi rrugor ndihmon të moshuarën të kalojë rrugën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.12.2025, 14:04

Në një kohë kur shpeshherë policia gjendet nën dritën e kritikave për pabarazi, abuzim me detyrën apo sjellje të papërshtatshme, nga Korça vjen një shembull krejt ndryshe që rikthen besimin tek uniformat.

Një efektiv i policisë rrugore është filmuar së fundmi teksa i vjen në ndihmë një të moshuare, e cila ecte me vështirësi dhe nuk arrinte të kalonte rrugën për shkak të lagështisë dhe reshjeve të shiut. Në pamjet e dërguara pranë redaksisë sonë, shihet qartë momenti kur polici i afrohet me kujdes, e merr përdore dhe e çon me qetësi në anën tjetër të rrugës, duke u siguruar që ajo të jetë plotësisht në rregull përpara se të largohet.

Ky gjest thjeshtësie dhe humanizmi tregon se brenda Policisë ka ende efektivë që e nderojnë dhe e respektojnë uniformën që mbajnë, duke dhënë shembull pozitiv pa kërkuar asgjë në këmbim. Në një realitet ku shpesh theksohen vetëm ngjarjet negative, veprime të tilla na kujtojnë se humanizmi dhe solidariteti ekzistojnë ende, dhe se një akt i vogël mirësi mund të bëjë diferencën e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit