VIDEO/ Babai i 15-vjeçarit të vrarë në Durrës: Djali im u gjend rastësisht në sherr, kërkoj drejtësi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.12.2025, 13:24

15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pas një sherri me thikë mes adoleshentëve në Durrës, ndërsa babai i tij thotë se djali nuk kishte asnjë konflikt me personat e përfshirë. Sipas Adem Bobës, i mituri vetëm u kishte bërë një nder shokëve që i kërkuan t’i dërgonte diku për t’u sqaruar me disa të tjerë.

Ai tregon se djali po shkonte në punë dhe nuk njihte asnjë nga të rinjtë e tjerë. Sipas rrëfimit të tij, i mituri ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka mbetur i goditur rëndë me thikë, ndërsa aty dyshohet të kenë qenë 6–7 djem nga të dyja palët.

“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja… Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit