Vrasja e Santiago Malkos/ Prishet vendimi për Selmanin dhe Gaçajn, kthehen për rigjykim dosjet e tyre

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.12.2025, 11:41

Gjykata e Lartë ka prishur vendimet ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçajt, duke urdhëruar rikthimin e dosjeve të tyre për rigjykim. Selmani ishte dënuar me 28 vite burg dhe Gaçaj me 7 vite burg, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që kreu vrasjen e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko, në gusht të vitit 2019.

Si ndodhi vrasja:

Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht 2019 dhe, sipas dosjes hetimore, ishte planifikuar nga një grup prej shtatë personash që vepruan në terren, ndërsa dy të tjerë dyshohet se kishin urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin, të njohur si “Doqja” i Vlorës, për të qëlluar ndaj Malkos. Mobilizimi i klanit “Duka” për realizimin e vrasjes – në aspektin logjistik, njerëzor dhe financiar – tregon vendosmërinë për të eliminuar ish-policin pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas hetimeve, Selmani ishte përgjegjës për përgatitjen e automjetit me të cilin autorët u larguan pas ekzekutimit, si dhe për fshirjen e gjurmëve të lëna në vendngjarje gjatë pritjes së shënjestrës. I udhëzuar nga Leonard Duka, ai ka kthyer automjetin pas shënjestrimit të Malkos. Më pas, Selmani është regjistruar në disa pamje duke mbledhur bishtat e cigareve të hedhur nga Blendi Teta, personi që survejonte lëvizjet e viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit