Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të kërkuar ndihmë nga qytetarët pasi automjeti i tij është dëmtuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e “21 Dhjetorit”, pranë kompleksit “Kontakt”, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
Sipas denoncuesit, mjeti ka qenë i parkuar por në mëngjes ai ka konstatuar se ishte goditur. Ai është paraqitur menjëherë në Komisariatin nr. 2 dhe ka bërë kallëzim, por thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje pasi policia i ka thënë se do hapen kamerat, por deri tani nuk është bërë asgjë.
Ai i bën thirrje autorit të paraqitet në Komisariatin nr. 2 ose të kontaktojë në numrin +355 67 739 4609 për të shlyer dëmin.
Qytetari kërkon nga Policia e Komisariatit nr. 2 veprime më të shpejta për identifikimin e autorit përmes kamerave të sigurisë së zonës.
Mesazhi i qytetarit:
“Pershendetje! Duke qen portali me i ndjekur ne shqiperi po kerkoj ndihmen tuaj
Mbremjen e djeshme tek report Tv ne Lagjen 21 dhjetori tek Kompleksi Kontakt me kan shkaktuar deme materiale tek mjeti im. I bej thirrje autorit te paraqitet ne komisarjatrin numer 2 aty ku eshte bere dhe denoncimi ose te kontaktoj ne numrin +355 67 739 4609 per te shlyer demin sepse kjo gje nuk do lihet kurre me kaq. Gjithashtu i lutem komisarjatit numer 2 per veprime me te shpejta. Mjeti esht i pajisur me targa por per arsye personale i kam mbuluar
Ngjarja ka ndodh kshu, e kam len makinen parkuar ne oren 12 te nates dhe kur jam ngrit ne mgjes per te marr makinen e pash qe ishte goditur autori ishte larguar nga vendi. Vajta ne polici kam ber kallezimin spo gjej zgjidhje personi ka ikur eshte larguar, ja kam len ne dor policis per hapjen e kamrave por ata spo bejn asgje