Shkodër-Hani i Hotit/ E reja përplas për vdekje me makinë 81-vjeçarin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.12.2025, 11:17

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot rreth orës 10:05 në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti që drejtohej nga shtetasja S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin R. C., 81 vjeç. Për shkak të plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit