Lagjja 28 Nëntori në Elbasan, pranë ish-qendrës tregtare Orti i Madh, prej vitesh po përballet me mungesë totale të infrastrukturës, duke e lënë komunitetin në kushte të papranueshme. Banorët shprehen se rrugët janë kthyer në gropa dhe baltë, çka i detyron të lënë makinat në rrugën kryesore dhe të ecin në këmbë deri në banesat e tyre.
Familjet me fëmijë të vegjël po përballen çdo ditë me vështirësi, ndërsa madje edhe punonjësit e kopshteve hezitojnë të sjellin fëmijët nëpër këtë rrugë të degraduar. Situata është bërë e padurueshme dhe ata nuk dinë më ku të drejtohen, pasi kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga kryebashkiaku Gledian Llatja.
Denoncim:
Pershendetje! Ju lutem, ju lutem, me mijra herë ta postonit. Është lagjja 28 Nëntori Elbasan, pranë ish qendrës tregtare Orti i Madh. Jemi lënë në harresë, ka vite që po torturohemi si njerëz xhungle. Kemi fëmij të vegjël dhe lëm makinat nëpër rrugë kryesore dhe vemi në shtëpi në këmbë, nuk dim ku të drejtohemi më. Jeni të vetmit ku ndoshta mund të shohim pakëz dritë për tregulluar diçka. Mirë që makinat nuk po i marrim më në shtëpi, po edhe në këmbë po dalim me çizme. Kopshtet nuk na i sjellin fëmijet në shtëpi prej rrugës. Në të tilla gropa i mbulofshim këto hajdutet tanë.