Kush janë izraelitët misteriozë pas bankës së parë dixhitale në Shqipëri?  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.12.2025, 01:54

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar pardje licensimin paraprak të “Jet Bank”, institucioni që pritet të bëhet banka e parë plotësisht dixhitale në vend. Shoqëria është themeluar në gusht të këtij viti dhe zotërohet nga shtetasi izraelito-britanik Idan Avishai, një emër që deri tani shfaqet me pak informacion publik.

Në krye të administrimit të bankës do të jetë Fatbardha Rino, një figurë e njohur në sektorin financiar shqiptar, e cila më herët ka mbajtur pozicione drejtuese në disa banka të nivelit të dytë dhe ka qenë drejtoreshë ekzekutive e “Iute Pay”.

Bordi drejtues përfshin gjithashtu shtetasit izraelitë Oliver Hemmer dhe Rami Solomon. Ashtu si Avishai, edhe për këta të fundit informacionet publike janë të pakta, gjë që ka ngritur pikëpyetje mes gazetarëve ekonomikë dhe ndjekësve të tregut bankar.

Sipas vendimit të Bankës së Shqipërisë, “Jet Bank” duhet të nisë përgatitjet për operim me një kapital prej 35 milionë lekësh të vjetra, duke pasur në dispozicion deri në 12 muaj për të plotësuar të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore, përfshirë infrastrukturën teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm, përpara marrjes së licencës përfundimtare.

Pavarësisht pozicionimit si banka e parë dixhitale në Shqipëri, mungesa e informacionit mbi themeluesit dhe drejtuesit e saj ka ngjallur debat dhe kërkesa për më shumë transparencë mbi origjinën dhe aktivitetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit