Hapi mandarinën për ta ngrënë, qytetari gjen kërmillin brenda saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2025, 01:27

Një qytetar nga Peshkopia ka mbetur i shokuar pasi hapi një mandarinë që kishte blerë në treg dhe brenda saj gjeti një kërmill. Ai ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet qartë kërmilli i ngjitur në pjesët e brendshme të frutit.

“Ja mandarina që konsumojnë shqiptarët, me kërmill brenda. Janë blerë në Peshkopi. Urdhëroni, shikojeni! Produktet që hanë shqiptarët,” dëgjohet të thotë qytetari në videon e dërguar.

Rasti ngre shqetësime serioze mbi standardet e kontrollit dhe sigurisë ushqimore në vend, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si inspektohen produktet para se të hidhen në treg. Situata bëhet edhe më alarmante për frutat dhe perimet që shiten në tregjet e hapura, ku mungesa e mbikëqyrjes së rregullt rrit rrezikun për konsumatorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit