Tre kate pa leje në Tiranë, shteti vendos shiritin vetëm pasi pallati përfundon 14 kate!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.12.2025, 21:56

Një tjetër skandal urban po trondit kryeqytetin: një pallat 14-katësh në Rrugën e Kastriotëve, pranë Terminalit të Autobusave të Jugut dhe Veriut, është bllokuar nga IKMT dhe Policia e Shtetit pasi tre kate të tëra rezultuan të ndërtuara pa leje.

Shiriti i ndalimit është vendosur vetëm pasi godina u ngrit e gjitha, me 14 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Tre prej tyre, të realizuar jashtë çdo procedure ligjore, u zbuluan për çudi vetëm pasi objekti kishte përfunduar në masë të madhe.

Si ka mundësi të ndodhë kjo në Tiranë? Si mund të ndërtohen tre kate pa leje në një nga zonat më të monitoruara të kryeqytetit, pa u konstatuar më herët nga institucionet që supozohet të kontrollojnë çdo beton të hedhur?

Pyetja që ngrihet është e thjeshtë: Ku ishin institucionet gjatë gjithë kohës që po ngrihej godina? IKMT dhe Policia ndërhynë vetëm në fund, duke pezulluar përdorimin e objektit dhe duke vendosur shiritin e ndalimit, ndërsa banorët dhe qytetarët kërkojnë përgjegjësi për mënyrën si ndërtohen pallate gjigante pa leje mes Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit