Mesfushori i Rangers, Nedim Bajrami, u rikthye te goli me fanellën e skuadrës skoceze, dhe pas suksesit ndaj Dundee dha edhe reagimin e tij.
“Kam përvojë të gjatë me goditjet e penalltive, ndaj e mora përgjegjësinë dhe u tregova i saktë. Kam vetëbesim maksimal në këtë element. Ajo që ka kaluar, ka mbetur pas; s’dua t’i kthehem më asaj historie.
Kam qenë për një periudhë të gjatë jashtë ekipit. Kur trajneri i ri mbërriti, bisedova me të, më pas u bashkova me Shqipërinë, luajta kundër Anglisë dhe besoj se bëra paraqitje të mirë. Më pas u riktheva këtu dhe shfrytëzova shansin tim”, u shpreh Bajrami.